fbpx

Kundërspin: Mickoski, nuk është te dënimi, por te porosia

Personi që është pretendent për kryeministër nuk mund të jep porosi të drejtpërdrejtë se ai është mbi protokollet, mbi ndalesat, mbi rregulloret e shtetit. Gjatë kësaj, pretendent për kryeministër, ndërsa përmend mungesën e informacionit si arsye, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ju drejtua opinionit me porosi sqaruese për drekën e tij me dy të njohur në pjesën e mbyllur të një kafeneje në Shkup, ku shtrembërohet e vërteta në vazhdim:

Spin: Po, është e vërtetë se isha me dy të njohurit e mi në restorant në Debar Maallo, herën e parë pas shfuqizimit të ndalesës për të vizituar restorantet, me çka nuk isha i informuar mjaftueshëm për protokollet e reja. Nëse ky është mëkati im më i madh, gabimi dhe lëshimi im, unë këtë e pranojë dhe jam i gatshëm që të paguaj edhe dënim në para për këtë. Nuk mendojë se njerëzit nuk dinë të mos bëjnë gabim, me rëndësi është që gabimi mos t’i bëj keq dikujt, të lëndojë dikë, të jetë i pariparueshëm. 

[Burimi: 360 shkallë – Mickoski pranon se ka qenë….data: 03.06.2020]

Кundërspin: Është parimore që lideri i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, menjëherë informoi opinionin se ai është personi rreth të cilit u ngrit gjysmë e policës së Shkupit dhe mediumeve (03.06.2020) në rrugën Bohemia në Debar Mëhallë. Por, tërësisht është e papranueshme dhe joparimore, që në këtë informacion Mickoski “spinoi”.

Spinin që e lexoni në fillim të këtij teksti është nxjerr prej qëndrimit të publikuar në Facebook-un e Mickoksi-t, në të cilin teza kryesore është se bëhet fjalë për “mëkat njerëzor”, i cili “ka qenë shumë më i vogël krahasuar me ngjarjen që ndodh tani lidhur me humbjen e jetëve dhe pavendosmërisë së qeverisë e cila rrezikon shëndetin e të gjithëve”, si dhe se bëhet fjalë për defokusim të opinionit nga ana e qeverisë nga “tema e vërtetë e cila është 101 të infektuar dhe 4 të vdekur”.

Po, është e vërteta tema e rritjes së numrit të të paarsimuarve, të sëmurëve dhe të vdekurve nga virusi korona. Por, po ashtu është e vërtetë edhe tema se e gjithë kjo ndodh për shkak të mosrespektimit të protokollove dhe ndalesave. Drejtimi kryesor i menaxhimit me një fatkeqësi të tillë, që i ndodhi shtet, është ngritja e vetëdijes te qytetarët të cilët akoma nuk janë të informuar mjaftueshëm ose thjeshtë janë pa vetëdije të larë për peshën e problemit.

Prej këtu, e vërtetë është edhe tema e liderit të partisë i cili pretendon që të bëhet kryeministër i ardhshëm dhe të merr qeverinë, nuk i respekton protokollet dhe ndalesat. Mbi të gjitha, shprehet se nuk ka qenë mjaftueshëm i informuar për përdorimin e pjesës së brendshme të objekteve.

Çfarë porosie Mickoski jep në opinion? Edhe për ata të cilët e kanë parë personalisht duke hyrë dhe duke dalë, prej kur në atë moment janë mbledhur një grup i madh i krerëve dhe polic të armatosur, por edhe për të gjithë ata të cilët një dit para kanë qenë të informuar prej mediumeve?

Porosia, e kupton Mickoski ose jo, është e drejtpërdrejtë – ju mund të uleni vetëm në pjesën e jashtme, ndërsa mua më mundësohet edhe brenda, të shijojë privatësinë me të njohurit e mi!

Prej këtu, nuk është aspak e rëndësishme nëse do të paguaj dënimin, për të cilin, ka njohuri se do të jetë në para?! Sepse nuk është te dënimi, është te porosia.

Pretendenti për kryeministër nuk guxon të jep porosi të drejtpërdrejtë se ai është mbi protokollet, mbi ndalesat, mbi rregulloret në shtet. Dhe gjatë kësaj, i njëjti të thirret te mosinformimi si arsye. E gjithë kjo, në kohën kur edhe mjekët dhe politikanët dëshpërimisht përsërisin një qind herë në ditë – respektoni protokollet dhe propozimet.

Pretendimet se Mickoksi ka bërë gabim nga mosinformimi dhe se është i gatshëm që të paguaj dënim, si dhe se me gabimin e tij më e rëndësishmja është se nuk i ka bërë dëm askujt, është spin. 

BURIMI: VËRTETMATËS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button