Dyqanet e Apple që bien më tepër në sy

Apple shquhet për stilin e veçantë të dyqaneve, që nga arkitektura e tyre e deri tek stafi i përzgjedhur me kujdes. Më poshtë ju paraqesim disa nga dyqanet më interesante të kompanisë, pikërisht ato që kapin më tepër syrin tonë.

Grand Central Station -Hapur në vitin 2011, dyqani më i madh i Apple.

Fifth Avenue Flagship Store -Stili i veçantë i dyqanit me kube xhami u hap për herë të parë në vitin 2006.

Palo Alto Store – Ky nuk është dyqani më i madh i kompanisë, as më i bukuri. Por vendndodhja e bën të veçantë: rreth 1.6 km larg kampusit të Stanford University campus, dhe disa minuta larg shtëpisë së Steve Jobs.

Barcelona Flagship Store -Pas muajve ndërtime në ndërtesën e vjetër Banco Espanol de Credito në Passeig de Gracia, Apple hapi dyqanin e ri në Barcelonë, Spanjë.

Chicagos Lincoln Park Neighborhood – Willis Tower reflektohet tek vitrinat e Apple Store më 21 tetor 2010 në Çikago, Illinois. Dyqani i ri hapet mëë 23 tetor në Lincoln Park, një nga pjesët më trendi të qytetit.

Dyqani i parë i Apple në Mynih – Apple hap dyqanin e vet multi-level flagship në Mynih, Gjermani në vitin 2008.

 

Shanghai, Kinë – Dyqani më i madh i Apple në Kinë. Ka mbi 300 punonjës dhe rreth 40 000 klientë në ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button