Hoti: Sot kujtojmë gratë dhe burrat që dhanë jetën dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë lirinë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë që në këtë ditë të veçantë i falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, duke kujtuar me shumë emocion momentin e çlirimit, transmeton KlanKosova.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që sot ka marrë pjesë edhe në hapjen për vizitorë të muzeut më të ri në kryeqytet, ish Burgut të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Sot i kujtojmë me krenari të gjitha gratë dhe burrat që dhanë jetën dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë lirinë. Sot i kujtojmë fëmijët dhe të moshuarit që u vranë e masakruan në shtëpitë e tyre vetëm se ishin shqiptarë.

Në këtë ditë të veçantë i falënderojmë miqtë tanë ndërkombëtarë, duke kujtuar me shumë emocion momentin e çlirimit, momentin e hyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike, NATO, në Kosovë.

Veç homazheve për nderë të Ditës së Çlirimit, sot morra pjesë edhe në hapjen për vizitorë të muzeut më të ri në kryeqytet, ish Burgut të Prishtinës, nëpër të cilin burg u përndjekën shumë patriotë e patriote!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button