Rasti “Monstra”, një nga temat e diskutuara ndërmjet ministres Deskoska dhe homologut nga Kosova

Renata Deskoska, ministrja e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar bisedë me ministrin e drejtësisë nga Kosova, Selim Selimi, ku një nga temat e diskutuara është edhe rasti “Monstra”, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bisedës, u hap edhe çështja e ekstradimit të të akuzuarve në rastin “Monstra”, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, dhe ministrja për drejtësi Renata Deskoska theksoi se pret përgjigje positive nga pushtetarët kosovarë për kërkesën tonë për ekstradim”, raportojnë nga MD-ja e Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Deskoska e uroi Selimin për emërimin e tij në funksionin e ministrit duke uruar bashkëpunim të mirë.

Deskoska theksoi se sinqerisht dëshiron evropianizimin e rajonit”, raportojnë nga MD-ja, duke vlerësuar gatishmërinë e vendit për hapjen e negociatave.

Ndryshe, Më 1 maj të vitit 2012-të, në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra.

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button