Vdiq ish rektori i USHT-së Agron Reka

Mbrëmë në orët e pasditës, në moshën 60 vjeçare ka dhënë frymën e fundit ish rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT), Agron Reka. 

Për 37 vite me radhë, Reka punoi në arsim. Ishte viti 1975 kur filloi punën si profesor i lëndës së Kimisë në Gjimnazin e Gostivarit. Aty punoi për 29 vite me radhë, duke përcjellë dhjetëra gjenerata nxënësish. Ndërkohë, nga themelimi i Universitetit të Tetovës (UT), u bë pjesë e trupit akademik të këtij universiteti. Aty shërbehu deri disa mauj para vdekjes. Nga viti 2009, Reka u emërua ushtrues detyre – rektor në Universitetit Shtetëror të Tetovës, kurse nga viti 2010 deri në qershor të vitit 2012 ushtroi postin e rektorit. 

Të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij, lamtumirën e fundit do të ja japin sot në mesditë kur dhe do ta përcjellin për në banesën e fundit në varrezat e qytetit në Gostivar. Agron Reka lindi më 30 maj të vitit 1953 në Gostivar. /Koha

Lajme të ngjashme

Back to top button