Tifozët mund të kthehen në ndeshjet e Premier Leagues falë tunelit që e mposhtë koronavirusin

Drejtuesit e Premier Leagues janë diku diskutuar për të kthyer tifozët në tribuna që do të bëhet i mundur falë një tuneli revolucionar të sterilizimit që mposhtë koronavirusin, ka shkruar Daily Mail, transmeton Koha.net.

Pajisja “ShieldMe” duket si një skaner aeroporti, me presion në dysheme, që nxitë lëshimin e dezinfektuesit natyral që e mposhtë COVID-19 për disa sekonda.

Udhëheqësi i kompanisë prodhuese, David Roberts, që ka qenë në bisedime me organizatorë të disa ngjarjeve të mëdha, ka thënë: Ju ecni në tunel dhe në fund e dini që 100 për qind jeni të pastër. Spreji është natyral dhe e vret koronavirusin. Do të thotë se secili që futet në stadium e di që nuk ka koronavirus te ai, apo te personat tjerë prezent. Nëse të gjithë mbajnë maska, do të thotë se nëse ndonjëri që eventualisht mund ta ketë virusin, nuk do ta shpërndajë atë.

Në tunel lëshohet acid hipoklorik , dezinfektuesi më i vjetër natyral, që prodhohet natyrshëm nga njerëzit dhe që vret virusin në të gjitha sipërfaqet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button