fbpx

Etrit Berisha edhe gjashtë muaj në Kallmar

Etrit Berisha pritet t’i mbetet besnik ekipit suedez, të paktën deri në fund të sezonit. Edhe pse kishte paralajmëruar largimin nga Kalmari, portieri shqiptar ka konfirmuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë në këtë merkato dimërore. “Dëshiroj të luaj edhe këtë sezon me Kalmarin.

Agjenti im ka folur me disa klube që janë të interesuara për mua, por deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete”, ka deklaruar Berisha për mediat suedeze. “Sezonin e kaluar kemi përfunduar në vendin e dhjetë dhe për këtë nuk jam i kënaqur as unë e as ekipi. Jam i karikuar për të bërë një sezon të mirë me Kalmarin”, ka theksuar numri 1 portës së Kombëtares sonë. Berisha tregon se ka aplikuar për t’u pajisur me nënshtetësi suedeze.

Sipas tij, kjo do ta ndihmojë në të ardhmen, sidomos për t’u transferuar te ndonjë skuadër e madhe, pasi do të llogaritet si lojtar evropian. “Tani nuk është e lehtë për të dalë në Evropë, kurse me pasaportën suedeze do të jenë shanset për të kaluar në ndonjë klub të madh”, ka deklaruar 23-vjeçari. Gjatë dy muajve të fundit është përfolur se për “gardianin” shqiptar, interesim ka shfaqur Bolonja, Evian dhe Fulham.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button