“Shpifjet dhe ofendimet”, gazetarët mund t’u shmangen padive duke raportuar në mënyrë profesionale

Në organizim të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sot është mbajtur uebinar me temë “Trendet e reja në kontekstin lokal dhe rajonal në ligjvënien për shpifje dhe ofendim”, në të cilin mbajti fjalin edhe kryeredaktorja e Portalb.mk, Elida Zylbeari dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Zylbeari theksoi se vetërregullimi në media dhe verifikimi i fakteve janë mekanizëm për parandalim nga paditë ndaj gazetarëve për shpifje dhe ofendim.

“Sot është shumë lehtë që të krijosh ueb-sajt dhe të fillosh të publikosh lajme. Të gjithë punësojnë madje edhe njerëz që të publikojnë lajme, video dhe çfarëdo lloj tjetër përmbajtjeje dhe të njëjtat portale dhe njerëz vetëquhen media dhe gazetarë. Por që të jenë ashtu së paku, është e nevojshme që t’i përmbahen Kodit të Etikës së Gazetarëve të SHGM-së ose çfarëdo kodi tjetër ndërkombëtarë të etikës gazetareske. Nuk është e mjaftueshme që “të kesh portal” dhe të botosh lajme. Sot, atë sot mund ta bëjë çdokush ,madje edhe në Fejsbuk. Mu për atë është i nevojshëm edukimi i vazhdueshëm i gazetarëve dhe punëtorëve mediatik në drejtimin e kontrollimit të fakteve, respektimit të Kodit Etik të Gazetarëve, Ligjit për Përgjegjësi Civile për Shpifje dhe Ofendim, por edhe në mënyrë profesionale ta kryejnë funksionin e tyre gazetaresk, dhe të mbrohen nga paditë eventuale kundër tyre”, tha Zylbeari, e cila është dhe redaktore e Krithinkut në versionin shqip.

Ajo shtois se këtë detyrë që nga viti 2012-të e kryen Fondacioni Metamorfozis, npërmjet projekteve: Shërbimi për Verifikimin e Fakteve, KRITHINK – Me mendim kritik deri te qytetarët me afatësi mediatike, dhe nëpërmjet shembujve nga puna e vetë mediave të cilët janë pjesë e Fondacionit.

“Porosinë më të mirë që e japim si fondacion është që nëse gazetarët gjatë raportimit mbajnë llogari për balancimit të të drejtës së informimin në opinion nëpërmjet respektimit të kufijve etik dhe juridik për mbrojtjen e reputacionit, atëherë sigurisht se nuk do të sillen në situatë që të përballen me parime”, shtoi Zylbeari.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska theksoi se në resorin që udhëheq janë në rrjedha të përpunimit të ndryshimit të Ligjit për Shpifje dhe Ofendim. Deskoska tha se qëllimi është që të vendosen kornizë juridike në pajtueshmëri me standardet evropiane me qëllim që të mbrohet liria e shprehjes dhe të vendoset balancë me mbrojtjen e dinjitetit personal, diskriminimit, ndalesës së stigmatizimit dhe ngjashëm.

Ministrja tha se thelbi i ligjit është që të caktojë lartësi përkatëse të dënimit – jo gjobë e cila do të jetë shumë e lartë, por gjobë e cila do të jetë simbolike si satisfaksioni atij që i është shkelur e drejta me ndonjë shpifje ose ofendim.

“Dënimi nuk duhet të jetë dekurajim për fjalën e lirë. Gjithsesi ligji nuk duhet të fokusohet vetëm në lartësinë e dënimeve, por të përfshijë edhe çështje të tjera, me qëllim që të krijohet kornizë juridike koesistente në pajtueshmëri me standardet evropiane”, tha ministrja Deskoska.

E re është që Ministria e Drejtësisë përgatit Kod të ri Penal. Deskoska tha se pret përshkrime të qarta dhe precize për ndalesën e sjelljes për shkak të sigurimit të sigurisë juridike për të gjithë.

“Pres që nëpërmjet formulimit të qartë ndaj asaj që do të jetë inkriminuese në këto vepra të behet përkufizim i gjithë asaj që nënkupton garanci për liri të shprehjes”, shtoi ministrja.

Në panel ishin gjithashtu edhe ish gjykatësja e Këshillit të Evropës, Mirjana Llazarova Trajkovska dhe këshilltari shtetëror për Ligjvënie Ndëshkuese, Nikolla Prokopenko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button