Bogdani shënon, Siena nuk e shet

Erjon Bogdani në ndeshjen kundër Sampdorias ka treguar edhe njëherë tjetër vlerat e tij si një sulmues me instinkt “vrasës” dhe se kur i nevojitet ekipit ai jep gjithnjë më të mirën, duke qenë edhe protagonist.

Shtatlarti shqiptar i hedhur në fushë nga stoli ka arritur të jetë përcaktues për Sienën duke realizuar golin e parë dhe të vetëm të takimit, çka u përkthye në tri pikë për skuadrën e trajnerit Jakini. Sulmuesi i Kombëtares sonë hyri në fushë në minutën e 63-të dhe i mjaftuan vetëm 8 minuta për të gjetur rrugën e golit.

Megjithatë, pas paraqitjes së djeshme dhe dëshirës së vetë lojtarit për të qëndruar në Serinë A, duket se edhe këtë sezon ai do të lëvizë nga Siena. Kjo edhe për faktin se nga ekipi tashmë është larguar edhe sulmuesi Kalaio për te Napoli dhe vështirë se drejtuesit e klubit të lëshojnë edhe një tjetër futbollist në këtë merkato janari. /portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button