Një paciente nga Shkupi dhe një nga Tetova ndërruan jetë nga virusi korona, 164 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit 2 persona kanë ndërruar jetë, 164 persona janë infektuar, ndërkaq 12 pacientë janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i personave të vdekur prej fillimit të pandemisë ka arritur në 171, të infektuarve 3.701, të shëruarve 1.694, ndërkaq momentalisht në vend kemi 1.836, njofton Portalb.mk.

Personat që ndërruan jetë në 24 orët e fundit

“Në Spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një paciente 53-vjeçare nga Shkupi, e cila është hospitalizuar si e dyshuar në KOVID-19 më 2 qershor dhe është konfirmuar pozitive pas pranimit. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një paciente 60-vjeçare e cila është hospitalizuar si e dyshuar në KOVID-19 më 9 qershor”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e shëruar në 24 orët e fundit

  • Prilep – 6
  • Shkup – 3
  • Strugë – 1
  • Veles – 1
  • Vinicë – 1

Personat e infektuar në 24 orët e fundit

  • Shkup – 85
  • Kumanovë – 24
  • Tetovë – 18
  • Oër – 9
  • Strugë – 5
  • Shtip – 5
  • Dibër – 3
  • Prilep – 3
  • Gostivar – 2
  • Kriva Pallankë – 2
  • Resnjë – 2
  • Koçan – 1
  • Makedonski Brod – 1
  • Vallandovë – 1
  • Sveti Nikole – 1
  • Negotinë – 1
  • Gjevgjeli – 1

Personat e infektuar që nga fillimi i epidemisë

  • Shkup 1676, raste aktive 1040
  • Kumanovë 620, raste aktive 202
  • Tetovë 336, raste aktive 165
  • Shtip 232, raste aktive 192
  • Prilep 226, raste aktive 25
  • Veles 149, raste aktive 28
  • Strugë 115, raste aktive 39
  • Gostivar 56, raste aktive 33
  • Dibër 56, raste aktive 5
  • Ohër 55, raste aktive 38
  • Koçan 54, raste aktive 23
  • Manastir 30, raste aktive 3
  • Negotinë 17 raste aktive 8
  • Probishtip 11, raste aktive 9
  • Kriva Pallankë 8, raste aktive 2
  • Sveti Nikole 7, raste aktive 6
  • Gjevgjeli 7, raste aktive 3
  • Strumicë 7, raste aktive 4
  • Kavadar 6, raste aktive 1
  • Vallandovë 4, raste aktive 3
  • Radovish 4, raste aktive 0
  • Krushevë 3, raste aktive 0
  • Makedonski Brod 3, raste aktive 1
  • Vinicë 3, raste aktive 1
  • Pehçevë 3, raste aktive 0
  • Kratovë 3, raste aktive 1
  • Resnjë 3, raste aktive 3
  • Kërçovë 3, raste aktive 1
  • Berovë 2, raste aktive 1
  • Demir Hisar 1, raste aktive 0
  • Dellçevë 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.045 testime, ndërkaq që nga fillimi i epidemisë 41.049 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button