Qeveria e Maqedonisë duhej të prononcohej për ngjarjet në Preshevë

Heshtja e Qeverisë së Maqedonisë për ngjarjet e fundit në Preshevë dëshmon se Maqedonia udhëhiqet nga një qeveri jo stabile, vlerson analisti Suad Misini në një prononcim për Portalb, ndërsa reagimet e popullatës maqedonase që kërkonin ga Gruevski të ndjekë hapat e kryeministrrit Daçiç me përmendoret shqiptare në Maqedoni e konsideron si tentative për frustrim dhe revansh.

“Është normale disa persona në Maqedoni të reagojnë kështu duke dëshiruar taktikën e “vëllaut të madh” ta zbatojnë edhe këtu për frustrim dhe revansh. Në një vend multietnik stabil ku qeveris qeveri multietnike ky duhej të jetë një rast për konferencë për shtyp në të cilën qeveria do të jepte qëndrimin e saj për këtë ngjarje dhe do të bënte thirrje për mirkuptim.Por ne nuk kemi qeveri stabile (në kuptimin thelbësor, jo kuptimin protokollar) dhe pasojat janë këto.

Pyetja e duhur është, sit ë iket nga përplasjet etnike dhe fetare, drejtë të cilit na orientojnë elitat e papërgjegjshme në të cilin gjithsesi do të keqpërdoreshin të gjitha mjetet që u janë në dispozicion, mes tjerave edhe njerëzve si Stojançe Angelov, për të cilin menduam se është bërë politikan” thekson Misini për Portalb.

Misini theksoi se Maqedonia ka një sere problematikash të ngjajshme me përmendore ilegale, duke veçuar këtu pikërisht ato të projektit “Shkupi 2014”

“Nëse duam të ndërtojmë mardhënie të mira ndëretnike kjo bëhet nëpërmjet ndërtimit të besimit dhe sundimit të së drejtës. Në shtetin e së drejtës nuk duhet të tolerohet asnjë shkelje ligjore, madje as vënia e busteve ilegale, në kët kontekst është e arsyeshme tju kujtojme gjithë politikanëve se përmendoret e projketit Shkupi 2014 janë jo ligjërisht të ndërtuara, apo më saktë procedura për marrjen e vendimit për vendosjen e tyre nuk u soll në mënyrë të rregullt”, u shpreh Misini.

Aksionin e zhandarmërisë sërbe Misini e cilësoi si veprim i cili ka vlerë përdoruese në procesin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit ku siç tha ai, njëra palë mund ta përdorë aktin si “betonimin” e sovranitetit të Sërbisë në pjesën jugore të vendit, të tjerët mund ta shohin si provokim që mund të kriojojë destabilizime të reja në rajon, ndërsa dikush si politikë të Beogradit për të “blerë“ kredibiltet para popullit të vet dhe për tu shfajsuar nga lëshimet që është duke i bërë në bisedimet me Prishtinën tha për Portalb analisti Suad Misini për zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës. /Portalb 

   

Lajme të ngjashme

Back to top button