Lehona e cila i kishte fshehur kontaktet, deklarata e të cilës ishte vjedhur është larguar nga Klinika Infektive

Gruaja shtatzënë, e cila gjatë pranimit në Klinikën e gjinekologjisë, e më pas edhe në spitalin privat “Remedika” kishte fshehur se një anëtar i familjes ishte pozitiv në KOVID-19, është larguar nga Klinika për sëmundje infektive me kërkesë të saj. Pas lindjes, ishte pranuar për trajtim në Klinikën për sëmundje infektive sepse ajo edhe vetë ishte sëmurë nga KOVID-19.

Nga Ministria e shëndetësisë për SDK thanë se sot lehona kishte kërkuar të shkonte për trajtim në shtëpi dhe Klinika ka lëshuar një letër shkarkimi për të.

“Pacientja është stabile dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo, me kërkesën e saj, është çregjistruar nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile. Është informuar Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor. E gjithë familja do të jetë në izolim”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Lehona ishte pranuar në Klinikën e gjinekologjisë vonë në mbrëmjen e 6 qershorit. Në anketën epidemiologjike dhe deklaratën që ajo e ka nënshkruar, ajo ka pohuar se nuk kishte pas kontakt me ndonjë person të infektuar dhe as nuk ka pas fare simptome. Por, pasi personeli mjekësor në Klinikë kishin mësuar se vjehrri i saj ishte pozitive dhe i kanë thënë që duhet të transferohet në dhomë të izoluar, ajo është larguar nga spitali. Më 8 qershor, ajo është pranuar në spitalin e “Remedika” me dhimbje të lindjes, ku gjithashtu nuk ka treguar që një anëtar i familjes së saj kishte koronavirus. Pas lindjes, ajo është testuar dhe është gjet se ishte pozitive, kështu që ishte transferuar në Klinikën për sëmundje infektive. Atje, në momentin e pranimit, ka thënë që shtatë ditë kishte pas dhimbje të fytit.

Sot në Klinikën e gjinekologjisë është vjedhur deklarata e saj ku ka nënshkruar se nuk kishte pas kontakt me person pozitiv në KOVID-19. Drejtoresha Viktorija Jovanovska na tha që dikush e kishte vjedhur vetëm atë fletë nga dosja e saj, madje mund të shihet se dokumenti ishte nxjerrë me forcë, kështu që ajo e kishte thirr policinë për të parë se kush ka hy pa leje në zyrat ku ruhet dokumentacioni mjekësor.

“A t’i trajtojmë pacientët ose t’i ruajmë dokumentet”, deklaroi drejtoresha Jovanovska, e cila ankohet se tashmë tre ditë, i gjithë stafi, mjekët dhe infermierët janë duke u marrë me sjelljen e papërgjegjshme të lehonës dhe familjes së saj.

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe u bëri thirrje qytetarëve që të japin informacion të sakta dhe të mos i fshehin kontaktet e tyre.

Sot, në vendin ton janë diagnostikuar 175 raste të reja, ndërsa pesë pacientë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button