Futboll pas pandemisë, rinisin 27 kampionate

Pas pandemisë së koronavirusit, topi ka rinisur të luhet përsëri dhe shumë kampionate janë rikthyer, si dhe pritet të rikthehen. Me përjashtim të Amerikës Jugore, ku koronavirusi ka epiqendrën për momentin, shumica e kampionateve janë rihapur, ose kanë dhënë dritën jeshile për rihapjen, transmeton SS.

Deri më tani bëhet fjalë për 27 kampionate, ku 17 prej tyre kanë rinisur, ndërsa 11 kanë dhënë datat e rinisjes. Siç edhe dihet, Bjellorusia ishte i vetmi shtet në Europë që nuk e ndali futbollin edhe në kohën e pandemisë, ndërsa Gjermania ishte i pari shtet që rihapi kampionatet, gjë që ndodhi në datën 16 maj. Bundesliga 1 dhe 2 u pasua nga Çekia dhe Hungaria që rihapën kampionatet vetëm një javë më vonë. Më pas futbolli rinisi me radhë edhe në Serbi, Izrael, Kroaci, Poloni dhe Danimarkë.

Më 3 qershor ishte radha e Superligës shqiptare për të rishkelmuar topin, ndërsa e pasuan Austria, Andorra, Mali i Zi, si edhe Kosova. Spanja gjithashtu rinisi futbollin zyrtarisht, me ndeshjen Rayo Vallecano-Albacete, e vlefshme për Segunda Division që u zhvillua mbrëmjen e 10 qershorit. Më 12 qershor hartës së rinisjes do t’i shtohet edhe Turqia, ndërsa 17 qershori do të jetë një tjetër datë e rëndësishme, pasi do të rinisin kampionatet në Angli, Norvegji dhe Finlandë, që do të pasohen nga Italia më 20 qershor dhe Rusia një ditë më vonë. Gjithashtu, Japonia dhe SHBA-ja kanë dhënë “ok” për të rinisur në datat 4 dhe 8 korrik. Kështu, pak e nga pak çdo gjë po i rikthehet normalitetit, me topin që nuk do të ndalojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button