U kap kamioni me 142 migrantë në Maqedoninë e Veriut

Ministria e punëve të brendshme në Maqedoninë e Veriut raportoi se dje ka kapur një kamion me 142 migrantë në rrugën Gjevgjeli-Shkup, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja njoftoi se policët e Stacionit policor për vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kanë dje kanë vërejtur kamionin “Man” me tabela të bullgarisë që po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Pas sinjalizimit, fillimisht automjeti nuk u ndal, por pas një kohe policia arriti të kontrollon automjetin ku u gjetën 142 migrantë.

“Gjatë kontrollit të veturës u gjetën 142 migrantë. Ata u dërguan në Stacionin policor për mbikëqyrje kufitare dhe kalimin kufitar “Bogorodicë”. Inspektimi është kryer, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të procedohet kallëzim penal”, raportojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button