fbpx

Kompania ajrore planifikoi mbylljen e 22 mijë vendeve të punës

Linja gjermane, Lufthansa ka thënë se planifikon mbylljen e 22,000 vendeve të punës, teksa tenton të përballojë rënien e numrit të fluturimeve prej shpërthimit të pandemisë me koronavirus, transmeton REL.

Kjo kompani ka parashikuar rimëkëmbje të ngadalshme dhe ka theksuar se pret që të ketë 100 aeroplanë më pak pas përfundimit të krizës.

Lufthansa ka thënë se gjysma e vendeve të punës do të mbyllen në Gjermani, dhe shpreson që të arrijë marrëveshje me sindikatat deri më 22 qershor.

“Qëllimi është që t’i hapim rrugë ruajtjes së vendeve të punës, sa më shumë që mundemi në Grupin Lufthansa”, ka thënë kjo kompani.

Kjo linjë ajrore punëson më shumë se 135,000 persona në gjithë botën.

Shumica prej tyre janë në Gjermani.

Drejtori për Punë në Lufthansa, Michael Niggemann ka thënë:

“Pa ulje të konsiderueshme të shpenzimeve të personelit gjatë krizës, ne do ta humbim mundësinë për një rikthim më të mirë pas krizës dhe rrezikojmë që Grupi Lufthansa të dalë nga kriza më i dobët”.

Muajin e kaluar kjo kompani ka nënshkruar marrëveshje me Qeverinë gjermane në vlerë të 9 miliardë eurove, me qëllim të ikjes nga shkatërrimi.

Qeveria gjermane do të menaxhojë 20 për qind të aksioneve të kompanisë, të cilat tenton t’i shesë deri në fund të vitit 2023.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close