Asimptomatikët megjithatë mund të jenë transmetues të virusit korona

Burimi: KriThink

Një deklaratë e epidemiologes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerh për atë se personat e infektuar asimptomatik, gjegjësisht bartësit e virusit korona pa simptome tipike të infektimit me këtë lloj virusi, shumë rrallë janë mund të përhapin virusin bëri bujë në të gjitha mediumet botërore. Megjithatë, menjëherë pas kësaj në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ajo e sqaroi veten, dhe këtë sqarrim është dashur ta përcjellin edhe të gjithë mediumet e mirëfillta .

“Personat të cilët janë të infektuar, por pa simptome shumë rrallë mund të bartin virusin te tjetri” ishte deklarata e epidemiologes të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) e cila menjëherë u shpërnda nga shumica e mediumeve në vend.

Fotografi nga lajmi qe recensohet
Fotografi nga lajmi qe recensohet

Fotografi nga lajmi qe recensohet

Linku deri te artikulli: OBSH: Rastet asimptomatike rrallë përhapin virusin

Data e recensionit: 10.06.2020

Recensues: Ardit Ramadani

Më pak se 24 orë më vonë, OBSH-ja organizoi konferencë për shtyp të jashtëzakonshme për t’i  tërhequr dhe hedhur poshtë pohimet e epidemiologes Van Kerh, duke potencuar se kjo e fundit ende ngelet e panjohur. Ndërkohë, deklarata e Van Kerh veçmë kishte bërë xhiron në botë, duke ngritur kështu një debat në lidhje me atë se a vlen mbajtja e maskave dhe distancimi social, përderisa nuk ke simptome të virusit korona.

Në raste të tilla kur vetë institucioni e demanton veten, gazetarët janë të obliguar të publikojnë demantin sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve në kohe pandemie, në mënyrë që lexuesit të arrijnë ta kuptojnë se ajo që kanë lexuar më herët, nuk ka qenë e saktë por vetëm një lëshim.

Nga ana tjetër, komentet e epidemiologes të OBSh-së, Maria Van Kerh për atë se virusi korona shumë rrallë transmetohet nga personat asimptomatik bien ndesh me pohimet e fundit të organizatës më të madhe shëndetësore në botë si dhe Qendrës së SHBA-së për Parandalim të Sëmundjeve, institucione këto, të cilat kanë thënë se rreth një e treta e të infektuarve me virusin korona mund të jenë asimptomatik.

Këtë polemikë, epidemiologia Van Kerh e quajti “një keqkuptim”, që kishte ndodhur gjatë kohës që ajo po përpiqej të përgjigjet në një nga pyetjet e gazetarëve, kur edhe potencoi se personat asimptomatik “shumë rrallë” janë të prirë ta transmetojnë virusin korona.

Ajo shtoi se me deklaratën e saj të fundit nuk është se ka shpjeguar ndonjë rregull të OBSh-së, duke qartësuar se “ka raste kur disa persona të infektuar janë asimptomatik, apo persona të cilët nuk kanë asnjë simptomë tipik të virusit korona, por që mund ta transmetojnë virusin te tjetri”.

Ndryshe, në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) e bënë të qartë se personat asimptomatik mund të transmetojnë virusin korona te tjerët dhe se ka shumë njerëz të infektuar që nuk shfaqin aspak simptome, për tu sqaruar përfundimisht kjo e fundit nga ky institucion thanë se ende nuk ka studime relevante që tregojnë numrin e saktë të personave asimptomatik dhe atë se a kanë dallim këta të fundit me simptomatikët, në aspektin e transmetimit të virusit korona, prandaj kjo ngelet një “pyetje e hapur”, shtoi Van Kerh.

Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button