Filipçe vlerësoi se gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet të vazhdohet

Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut vlerësoi se nuk ka nevojë për ndryshim të strategjisë për t’u përballur me virusin korona, sikurse nuk ka nevojë edhe për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme si dhe për masa shtesë nga ato që janë, transmeton Portalb.mk.

“Vlerësoj se nuk ka nevojë për ndryshim të strategjisë për përballje me pandeminë me KOVID-19, ajo është e mirë, ajo po përmirësohet në bazë të karakteristikave, të numrit të njerëzve, të vatrave, pozitës gjeografike të vendit e kështu me radhë”, deklaroi Filipçe.

Ai sqaroi se nga java e ardhshme dhjetëra mjekë do t’i bashkëngjiten ekipit të Klinikës Infektive në Shkup dhe spitalit “8 shtatori” në mbështetje për menaxhimin me situatën.

“Edhe për një javë do ta anulojmë  normalizimin e punës në suaza të klinikave, atë që e planifikuam  të ishim më parë, për shkak të asaj që tani ky kuadër është i nevojshëm që të jetë plotësim  i kuadrit  i cili direkt punon me këto pacientë”, deklaroi Filipçe.

Ai kërkoi që qytetarët të informojnë më saktë mjekët.

“Ne apelojmë dhe punonjësit shëndetësorë në mënyrë intensive bisedojnë, bëjnë kontrolle të hollësishme, para se gjithash në marrjen e të dhënave, duke tentuar që ta mbrojnë veten, e po ashtu edhe institucionin”, deklaroi Filipçe.

Ndryshe, këtë javë në seancën e 63-të të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që në rastet kur qytetarët nuk do të japin të dhëna të sakta, do të futen në karantinë dyjavore, shpenzimet e së cilës do të mbulohet nga qytetarët.

Në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, sot ka reaguar edhe presidenca, duke njoftuar se Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nesër në orët e paradites do të ketë paraqitje në të cilën do t’i bëjë të ditura qëndrimet e tij në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme, mbajtjen e takimit të ri të liderëve, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Gjendja e katërt e jashtëzakonshme, e cila u shpall nga Pendarovski më 30 maj, do të përfundojë të shtunën më 13 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button