RMV, 88 për qind e qytetarëve mendojnë se vendi do të hyjë në krizë ekonomike, më i rrezikuar sektori i hotelierisë

Gjithsej 88 për qind e qytetarëve konsiderojnë se vendi do të hyjë në krizë ekonomike për shkak të situatës me koronavirusin. Sipas tyre, sektori më i prekur nga kriza është hotelieria dhe turizmi, ndërsa 70 për qind e qytetarëve janë të qëndrimit se është e nevojshme hapje e ekonomisë për kthimin e proceseve të punës.

Këtë e tregojnë gjetjet nga hulumtimi i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut (QBNMV) lidhur me ekonominë, ndikimin ndaj shprehive të njerëzve dhe gatishmëria për kthim në gjendje si ajo para krizës, transmeton MIA.

Sipas gjetjeve nga hulumtimi, gjithsej 88 për qind e qytetarëve mendojnë se vendi do të hyjë në krizë ekonomike, ndërsa 66 për qind presin se dalja nga ajo nuk do të jetë e lehtë.Sa i përket masave ekonomike të Qeverisë, vlerësimi mesatar i të anketuarve është 2,7. Gjithsej 40 për qind e masave qeveritare i kanë vlerësuar me vlerësime të ulëta, 1 ose 2, ndërsa 21 për qind i kanë vlerësuar me 4 ose 5.

Për QBNMV-në, sondazhin e ka zbatuar M-Prospekt. Të dhënat janë grumbulluar me sondazh përmes telefonit në periudhën nga 16 deri më 22 maj të këtij viti.

Sondazhi është zbatuar në mostër kombëtare kualifikuese prej 1.000 të anketuarve,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button