Tetovë, janë rregulluar semaforët “problematik” që me muaj ishin jo-funksional (FOTO)

Semaforët në udhëkryqin e bulevardit të ilindenit janë rregulluar pasi ka mbi 6 muaj që nuk kishin funksionuar, kështu çdo ditë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, marrë parasysh se bëhet fjalë për një ndër rrugët më të frekuentuara në Tetovë. Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për këtë, hera e fundit ishte para 4 muajsh kur edhe publikuam tenderët marramendëse të Komunës së Tetovës, destinuar kompanisë për mirëmbajtjen e semaforëve, “Elektrosoft”.

Bëhet fjalë për tre semaforët të cilët gjenden afër shkollës së mesme të mjekësisë dhe dy universiteteve, në këtë rrugë çdo ditë kalojnë qindra student, kështu duke e vendosur veten në rrezik për shkak të mosfunksionimit të semaforëve për disa muaj me radhë.

Edhe përkundër faktit se është një ndër rrugët ku kanë ndodhur më shumë aksidente në Komunën e Tetovës, edhe atë vetëm gjatë vitit 2019 janë regjistruar 11 aksidente, disa prej tyre me pasoja më të rënda, këta semaforë me muaj kanë qenë jofunksional.

Sot që flasim, semaforët në këtë vend janë rregulluar dhe tashmë janë funksional.

Semaforët në Tetovë.
Semaforët në Tetovë.

Ndryshe, Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për mos funksionimin në rregull të semaforëve në Komunën e Tetovës, problem ky që tangon qytetarët e Tetovës disa vite tani. Përkundër kësaj, Kompania e njëjtë me vite  ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e semaforëve në Tetovë, vetëm katër vitet e fundit nga taksapaguesit tetovar, kjo kompani ka fituar rreth 100.000 euro për mirëmbajtjen e semaforëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button