fbpx

Quint-i u kërkon udhëheqësve të Kosovës të përmbahen nga gjuha nxitëse

Përfaqësuesit e vendeve të Quint-it u bënë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë e Kosovës “pa fyerje dhe kërcënime”.

Ata nuk iu referuan ndonjë rasti të veçantë, por thanë se “çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune”, transmeton REL.

“E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqëror dhe respektimit të lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratë.

Vendet e Quint-it përfshijnë: Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Ditëve të fundit, përfaqësues të caktuar politikë në Kosovë, në intervista dhe prononcime të ndryshme, kanë sulmuar verbalisht kundërshtarët politikë, të cilat janë përgjigjur në mënyra të ngjashme.

Në shumë raste nuk ka munguar fjalori fyes dhe gjuha denigruese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button