Sot mbaroi gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski, dje vlerësoi se nuk ka nevojë për gjendje të re të jashtëzakonshme në vend, gjendje e cila në Maqedoninë e Veriut kishte filluar prej 18 marsit, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij të djeshëm ai tha se ekziston rregullativë ligjore në rast se krijohet nevoja që të zbatohen masat siç janë ora policore ose masa tjera parandaluese.

Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve, ai i ftoi kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski që të takohen për të caktuar datë.

“Nëse nuk merremi vesh për datë të përbashkët, për zgjedhje gjithëpërfshirëse, ajo do të shkaktojë hyrje në krizë të thellë politike. Dëshiroj të dërgoj thirrje publike deri te dy liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të ulemi që sot dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk merremi vesh, do ta hapin derën për një krizë edhe më të madhe, me të cilën do t’i varrosim përpjekjet tona për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha Pendarovski, duke shtuar që me liderët tjerë kontakton çdo ditë dhe të njëjtët kanë qëndrim për datën e zgjedhjeve.

Këtë ftesë dje e pranuan të dy liderët, duke realizuar një takim në presidencë, takim i cili nuk mbaroi me një datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Megjithatë, pritet takimi të vazhdojë në ditët në vazhdim.

Ndryshe, duke filluar që nga 18 marsi, presidenti deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy herë nga një muaj, më 15 maj gjendja u vazhduar edhe për 14 ditë dhe dje u vendos që të vazhdohet edhe për 14 ditë të tjera, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve ditëve të fundit. Asnjëri vendim nuk është konfirmuar nga Kuvendi pasi që i njëjti është i shpërndarë dhe për atë nuk mund të mblidhet. Kuvendi sipas të gjitha gjasave nuk do t’i konfirmojë edhe pas mbarimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi të mbarojë periudha e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë veprimet zgjedhore, kështu që sipas parashikimeve votimi duhet të mbahet 22 ditë pas prej ditës së shtunë.

Partitë politike akoma nuk kanë vendosur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pozicionet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në lidhje me këtë çështje janë të kundërta.

Liderët partiak kanë zhvilluar dy takime te presidenti, Stevo Pendarovski, më 12 dhe 18 maj,në përpjekje për të caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, megjithatë kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button