Tetova anashkalohet nga Qeveria dhe BDI-ja

Ka gati 4 vite që në Tetovë nuk po vërehet ndonjë investim nga ana e qeverisë. Asnjë investim në komunën e Tetovës nga ata njerëz të cilët pretendojnë të dalin e të kërkojnë votën nga tetovarët.Pse qeveria nuk lëshon asnjë fond,asnjë qindarkë për investime në komunën më të madhe shqiptare në Maqedoni?A nuk ka forcë partia shqiptare në pushtet që të ndërmer ndonjë hap në këtë aspekt,apo e bëjnë këtë me qëllim.Qëllimi i tyre dihet,e dinë edhe ata,e dimë edhe ne të tjerët..krejt kjo ndodh pasi që me komunën e Tetovës udhëheq kuadër i partisë opozitare shqiptare.

Zotërinj te BDI-së edhe nëse keni diçka kundër PDSH-së,apo kundër kryetarit të komunës së Tetovës,mos e shprehni atë mllef, se pasojat e saj i sheh populli.Popullit të cilit nesër përsëri në zgjedhjet e ardhshme do të dilni dhe do t’ia kërkoni votën.Me çfarë fytyre ju do ta kërkoni votën dhe besimin e tetovarëve?Çka keni bërë ju zotërinj për Tetovën?Pse asnjëherë nuk e ndihmuat Komunën e Tetovës?Ndoshta Tetova ju rikujtohet vetëm kur afrohen zgjedhjet.

Këtu në Tetovë ka disa institucione që nuk janë në kuadër të Komunës,por janë kuadër i ministrive dhe qeverisë.Ju as për këto institucione aspak nuk mendoni,por përkundrazi ideja juaj është që edhe ato ti shkatroni.Në disa prej tyre keni ndëruar udhëheqësit shqiptarë me ato maqedonas.Në disa poste kyçe janë emëruar  njerëz të cilët nuk janë nga Tetova.Mos ndoshta doni të thoni se Tetova nuk ka njerëz adekuat që do të mund të kryenin këto detyra.
Nuk kemi parë të punohet diçka ne Teatrin e Tetovës apo bibliotekën e qytetit.Janë këto dyja çerdhet e kulturës së Tetovës,e juve as që u bie ndërmend të investoni dhe të zhvillohen si teatri po ashtu edhe biblioteka.Ministria e kulturës ndan me miliona euro për të investuar në Shkup,ndërsa ju nuk jeni në gjendje që të ndërhyni dhe të ndani ndonjë copë prej atij buxhetit të cilin tetovarët nuk e shijuan asnjëherë që kur ju jeni pjesë e pushtetit.

Avazi juaj vazhdon edhe me Kodrën e Diellit,ku ajo qendër turistike udhëhiqet nga kuadër maqedonas.E mbaj mend kur një gazetar e pyeti drejtorin e Kodrës së Diellit:”z.Drejtor nuk po e shohim askund në tabelë të shkruar në gjuhën shqipe KODRA E DIELLIT?”,përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë por edhe ofenduese,ai tha:”E ka marë era”.Asnjë investim nuk po vërehet në këtë qendër turistike,përpos disa afaristëve shqiptar që ndërtojnë hotele dhe restorane.

Galeria e arteve askush nuk e di nëse me të vërtetë ekziston.Asnjë aktivitet,asnjë ekzpozitë nuk po shohim të mbahet në atë galeri.Si duket edhe këtë galeri e keni degjeneruar dhe e keni shkatëruar.Do ua kisha parashtruar juve një pyetje:A e dini vallë se ku ndodhet kjo galeri?
Ministria e Arsimit ku për fat të keq vetëm si kukull qëndron një zv.ministër shqiptar,luan dhe tallet me fatet e nxënësve tetovar.Ata nuk janë në gjendje që të sigurojnë naftë për nxemje në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Tetovës.Edhe pse është në kompetencë të tyre që të sigurojnë naftën për shkollat, nuk po ndërmeret ndonjë hap konkret që të zgjidhet ky problem.Në të kundërtën do të ndërpritet procesi mësimor,derisa tju teket atyre që të sigurojnë naftën.

Keni një ministër të ekonomisë i cili asnjëherë nuk u interesua që të bëhet ndonjë investim në qytetin e Tetovës.Përmendet shpesh ajo zona e famshme ekonomike e Tetovës,mirëpo ky term përdoret nga ministri vetëm kur investohet në ato zona ku shumica janë maqedonas.
Pas këtyre që unë i përmenda,dhe pas shumë të tjerave që i përmendin tetovarët çdo ditë,si mendoni të garoni në Tetovë.Mos ndoshta përsëri do të tentoni ta bleni votën e tyre,pasi që ju i keni varfëruar skajshmërisht ata.Por JO,këtë herë do ta merni përgjigjen e merituar nga tetovarët.Ju aspak nuk i doni tetovarët dhe nuk keni aspak të drejtë tua kërkoni votën,pasi që ju me vendimet dhe me heshtjen tuaj i ofendoni dhe talleni me ta.Përgjigjen më të mirë për të gjithë këtë do ta merni në Mars të vitit të ardhshëm,në zgjedhjet lokale.Tetovarë do tju injorojnë dhe dënojnë siç ju kanë dënuar çdoherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button