MASH: Lektyrat shkollore janë përgjegjësi e shkollave, jo e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencë

Mungesa e lektyrave në bibliotekat e shkollave fillore të parapara sipas planit programor, kanë shqetësuar mësimdhënësit. Këtë problem drejtuesit e bibliotekave e adresojnë te drejtorët e shkollave. Ndërsa, drejtorët për mungesën e lektyrave e bëjnë përgjegjës Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. MASH-i ndonëse përgjigjet për plotësimin e nevojave të arsimit, fajin jua lë drejtorëve të shkollave, shkruan Portalb.mk.

Edhe pse mungesat në arsim ekzistojnë, mësimdhënësit janë ata që bëjnë përpjekje për të plotësuar numrin e lektyrave, ose për të gjetur një mënyrë se si të furnizohen të gjithë nxënësit me lektyrën e paraparë sipas planit mësimor. Lektyra këto, të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka propozuar dhe të njëjtat janë në faqen e saj dhe në programet mësimore të shkollave.

“Lektyra shkollore  nuk kemi sa na nevojiten, për numrin e përgjithshëm të nxënësve. Bëjmë çdoherë përpunim e tyre në mënyrë rrotacioni, pra i ndërrojmë nëpër klasa. I angazhojmë nxënësit  me titujt që duhet përpunuar, por radhitja e tyre dallon. Mundohemi të mos mbeten nxënësit pa lektyrë! Kemi pasur këtë vit shkollor, kërkesë nga sektori i arsimit, ku kemi dërguar listën me emrat e lektyrave dhe autorët e tyre, që të mundet të na sigurojnë numër të konsiderueshëm. Ministria e Arsimit, sigurt që duhet të planifikon edhe për këtë çështje kaq të rëndësishme dhe me vlerë të madhe për nxënësit! Sigurisht, që disponojnë fonde të ndryshme financiare, që nuk duhet të paraqet problem sigurimi i lektyrave, që janë pjesë e rëndësishme e realizimit të lëndës së gjuhës shqipe”, tha për Portalb,  Shpresa Useini, drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali”, në Gostivar.

Mirëpo, punëtorët e bibliotekave thonë që mësimdhënësit janë ata që nuk i lënë mangët nxënësit, për asgjë.

“Biblioteka  jonë ka një numër prej 2.975 lektyra, nga autore të ndryshëm ku prej tyre në gjuhën shqipe janë 2.075. Ndërsa, në gjuhën maqedonase 900 lektyra, pasi siç dihet tek ne mësimi zhvillohet ne dy turne (në paralelen shqipe dhe maqedonase) dhe të gjitha janë të parapara nga Byroja për zhvillim të arsimit, Inspektoratit të arsimit si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ndërsa, sa i përket mungesës së lektyrave, mundem lirisht të them se falë udheheqsisë së shkollës dhe kërkesave të mësimdhënësve ata nuk mungojnë”, tha për Portalb, Valmira Imeri nga biblioteka e shkollës “Penestia”, Dibër.

Në mungesë të lektyrave Portalb.mk, pyeti ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se kush është përgjegjës për përmbushjen e numrit të lektyrave, për t’i furnizuar nxënësit, ata e demantojnë se përgjegjësia bie mbi MASH-in.

“Bibliotekat e shkollave janë përgjegjësi e drejtorëve të shkollave që kanë detyrë të kujdesen dhe të sigurojnë një fond të mjaftueshëm të lektyrave shkollore për nxënësit”, thanë për Portalb, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Mirëpo, një gjë të këtillë drejtorët e shkollave nuk e arsyetojnë, sepse as një letër nuk ju është dorëzuar nga MASH-i, për këtë, por edhe buxheti i shkollave është i vogël, sa që edhe gjërat elementare s’mund t’i plotësojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button