Përhapja COVID-19: Pacientët me simptoma të lehta janë infektuar për 8-9 ditë, ata me shenja më të rënda dy herë më të shumë!

Studimet e fundit mbi koronavirusin e ri, të paraqitur dje nga Organizata Botërore e Shëndetit, tregojnë se pacientët pozitiv me SARS-CoV-2 janë më infektuar për mjedisin kur për herë të parë të fillojnë të ndjehen keq, shkruan Panacea.mk.

Sipas hulumtimeve paraprake në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, pacientët me simptoma të lehta mund të infektohen për 8 deri në 9 ditë, ndërsa pacientët me simptoma më të rënda edhe shumë më gjatë.

“Megjithë informacionin e kufizuar që kemi për momentin, është e qartë se pacientët kanë më shumë virus në to përpara se të shfaqin simptoma ose kur fillojnë të zhvillojnë ato. Për shkak të kësaj, dmth për shkak të faktit se njerëzit janë më të infektuar para shfaqjes së simptomave të para, kontrollimi i virusit është shumë i vështirë. Sidoqoftë, përhapja mund të parandalohet nga testimi më rigoroz i popullatës, si dhe nga distanca fizike”, shpjegon Maria van Kerkhov, epidemiologe e OBSH-së.

Sipas saj, disa njerëz mund të mos zhvillojnë fare simptoma të COVID-19, por ato mund të jenë ngjitës për mjedisin dhe të përhapin virusin.

.

“Disa modele thonë se rreth 40 përqind e transmetimit të sëmundjes mund të jenë në raste asimptomatike, por këto janë modele vlerësimi”, thekson Van Kerkhov.

“Ne kemi patogjen që është i pranishëm në traktin e sipërm respirator që ka sasinë më të lartë të virusit në momentin kur filloni të ndiheni keq. Koronavirusi i ri është i vendosur në traktin e sipërm respirator, gjë që e bën atë shumë më të lehtë për t’u transmetuar dhe përhapur, në krahasim me viruset SARS dhe MERS që gjenden në traktin e poshtëm respiartor”, thotë Mike Ryan, eksperti kryesor i OBSH-së për emergjencat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button