Osmani: KE akoma po diskuton për dispozitat që duhet t’i ketë metodologjia e re e negociatave

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, para disa ditëve paralajmëroi se Korniza negociuese e BE-së, si projekt version do të publikohet më 9 dhe 10 qershor, së bashku me një raport të shkurtër për progresin e reformave, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur në datat e paralajmëruar.

Osmani sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pse është prolonguar publikimi i kornizës, ka deklaruar sot se Komisioni Evropian akoma po diskuton për dispozitat që duhet t’i ketë metodologjia e re. Osmani tha se në këtë fazë presin draft versionin nga ana e KE-së, i cili më pas duhet të shkoj në Këshillin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Informatat tona janë se momentalisht po diskutohet rreth dispozitave të reja që i parasheh metodologjia e re, para së gjithash në shumicën dhe mënyrë e përdorimit të shumicës në procesin e negociatave. Sepse siç e dini, ka dallim thelbësor mes metodologjisë së vjetër dhe sipas metodologjisë së  re 2/3  e vendeve anëtare duhet të thonë jo që një anëtare e BE-së të refuzohet për çfarë do lloj vendimi, për dallim nga metodologjia e vjetër ku duhej që 2/3 të thonë po që të mund të pranohej një vendim”, deklaroi Osmani.

Në lidhje me bisedën telefonike që ka zhvilluar mbrëmë me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe atë të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ku është diskutuar për zgjedhje, ai tha se një ndërmjetësim i tillë është i brendshëm, sepse me marrjen e datës për negociata, vendi po bëhet pjesë e Unionit.

Ne veç më po bëhemi çështje e brendshme e BE-së. Me faktin se kemi marrë vendim për fillim të negociatave dhe ndihma apo ndërmjetësimi nuk e shoh aspak si çështje të ndërmjetësimit të jashtëm. Ai është ndërmjetësim i brendshëm, sepse ne jemi pjesë të familjes, sikur dikush brenda në shtet të ndërmjetësoj mes partive politike apo institucioneve, ashtu e kuptoj rolin e eurokomesarit Varheji, që është komesar i Unionit në të cilin ne bëhemi dalëngadalë pjesë e tij. Kështu që, është i mirëseardhur një ndërmjetësim i tillë dhe shpresoj se partitë politike do të arrijnë konsensus.

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varheji, në bisedën telefonike që ka realizuar mbrëmë me liderët e LSDM dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe  Hristijan Mickoski, ndër të tjera, ka theksuar se është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike,

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button