Cërvenkovski: Nesër do ta dënoj Gruevskin

Nesër do të takohem me Gruevskin, çfarë do të thotë ai unë nuk e di, por unë do t’ia them atë që çdo ditë e them para popullit. Kështu u shpreh lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski pas tubimit në “Parlamentin kombëtar” në rrugë në Kumanovë.

“Do ti them se ky shtet nuk i takon as Gruevskit e as mua, as VMRO-DPMNE-së e as LSDM-së, nuk bëhet fjalë për pushtet por për ardhmërinë e këtij vendi, e për të mund vetëm populli të vendosë. Populli duhet të vendos a është për shtet të partizuar dhe policor apo për shtet të lirë, a është për shtet demokratik apo do regjim, a dëshiron harxhim të parave në mënyrë kriminele, a janë për jetesë normale apo për bronzë, fontana dhe përmendore” tha Cërvenkovski.

“Eja në zgjedhje, populli le të vendos” tha Cërvenkovski i cili së bashku me koalicionin e disa partive tjera opozitare nën emrin  “Aleanca për të ardhmen” protestoi qetë por në mënyrë më radikale se herat e tjera sot duke bllokuar tre udhëkryqet më të frekuentuara në Shkup.
U bllokuan udhëkryqet në rrugët “Partizanska” para Simpos, ura “Goce Dellçev “, te Qeveria dhe para Kombinatit të duhanit, te “Rampa e vjetër”.

Nesër pritet të takohen kryeministri dhe lideri i VMRO-së Nikolla Gruevski dhe Cërvenkovski pasi ky i fundit pranoi ftesën e liderit të VMRO-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button