RMV, top 10 përfituesit e ndihmës shtetërore

Investitorët e huaj në zonat e liruara nga taksat, bastoret sportive dhe kazinotë janë ndër kompanitë që kanë marrë më shumë para nga shteti si ndihmë për pagat muajin e kaluar, tregojnë të dhënat e hapura të qeverisë. Qeveria deri më tani ka paguar 30 milionë euro ndihmë për kompanitë.

Çdo qindarkë plus në arkat e shtëpisë është e mirëpritur sidomos kur bëhet fjalë për ditë të vështira siç është pandemia e koronavirusit, kur shumë qytetarë kanë mbetur pa asnjë të ardhur dhe pa kursime pre të cilave do të tërhiqnin mjete për t’u përballur, në periudhën në të cilën për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID -19 iu vu dryni shumë aktiviteteve të shumta afariste dhe shumë kompanive, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Qeveria ka paraparë në buxhet 190 milionë euro për masat ekonomike, nga të cilat, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në bazën “Financat e hapura, deri më 29 maj janë paguar gjithsej 30 milionë euro.

Qëllimi i masave ekonomike të qeverisë, siç thonë ata, ishte që të ketë solidaritet me ata që nuk kanë, por sipas të dhënave që janë bërë publike, nga thesari i shtetit kanë marrë edhe ata që më parë kishin fituar mirë. Kriteret e qeverisë për dhënie të ndihmës për paga, për të ruajtur vendet e punës, nënkuptojnë që kompanitë nuk duhet të paguajnë dividenda dhe shpërblime dhe të tregojnë së paku 30% ulje të të ardhurave në krahasim me mesataren e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të qeverisë, në llogaritë e 24.300 ndërmarrjeve ishin depozituar nga 14.500 denarë për çdo punonjës si ndihmë për të paguar pagën e muajit prill, me çka janë mbuluar pagat e pothuajse 126 mijë punëtorëve. Nga aktivitetet më të prekura, si sektori i hotelerisë në qeveri kanë arritur 2.377 kërkesa, pasta 217 kërkesa janë nga sektori i transportit, ndërsa gjithsej 253 kërkesa nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë. Mbi 16.000 punëtorët tjerë janë nga industri tjera. Sipas bazës së të dhënave, top 20 kompanitë kanë marrë gjithsej 4.6 milionë euro ndihmë për të paguar pagat për një muaj, që është 15 përqind e shumës totale të ndarë nga të buxhetit.

TOP 5 kompanitë që pranuan ndihmë shtetërore – investitorët e huaj

Baza e hapur e të dhënave të qeverisë tregon se investitorët e huaj në vend janë ndër pesë përfituesit kryesorë të parave të qeverisë për të paguar pagat. E para në listë është ndërmarrja Manastir – investim i huaja Kromberg dhe Schubert, e cila është e katërta në renditjen e 100 ndërmarrjeve private më të mëdha në vend, sipas të ardhurave, me 250 milionë euro që ka arritur vitin e kaluar. Vitin e kaluar, kjo kompani ka pas rritje prej 11 përqind krahasuar me një vit më parë. Në llogarinë e saj janë depozituar 1.196.000 euro nga Thesari i shtetit në muajin e kaluar në bazë të pagesës së pagave. Kompania, sipas të dhënave më të fundit për 100 punëdhënësit më të mëdhenj për vitin 2019, ka pas 6.458 të punësuar.

Më parë në mars dhe prill qeveria, në bazë të programit për mbështetje të investimeve të huaja,  dhe zhvillimin e një zone të lirë ka paguar mbi 3 milionë euro. Në listën e donatorëve të shpallur nga qeveria në prill thuhet se kompania Kromberg dhe Schubert ka dhuruan para për Ministrinë e shëndetësisë për të luftuar kundër Kovid-19.

Pas saj, në listë është investimi i huaj Adinet Seatings ose ish-Johnson Controls, e cila ka 2,170 të punësuar, e në llogari të saj, nga thesari i shtetit, muajin e kaluar janë derdhur 440 mijë euro në bazë të ndihmës për paga. Investimi i huaj, kompania Genterm, e cila në korrik 2016 hapi një fabrikë për prodhimin e sistemeve termike për makina dhe pajisje të tjera të destinuara për eksport në tregun evropian dhe ka punësuar 1944 punëtorë, muajin e kaluar mori 422.000 euro nga qeveria për paga. Pas saj në listë është Advent Automotive nga Strumica, e cila është fabrika e tretë e ish-Johnson Controls ku janë derdhur 351.000 euro nga Qeveria për pagat e 1633 të punësuarve, siç tregojnë të dhënat e 100 punëdhënësve më të mëdhenj për vitin e kaluar. Para për paga ka kërkuar edhe ndërmarrja amerikane në Tetovë, Lear Corporation, edhe atë 250 mijë euro për 1133 punonjës.

Vendet e fundit janë rezervuar për bastoret dhe kazinotë

Në TOP 10 aplikuesit për ndihmë nga shteti për paga, në vijim i plotësojnë bastoret sportive, kazinotë e Spitali klinik Axhibadem Sistina.

Nga grupi i bastoreve, Sport Life, e cila në listën e 100 kompanive më të mira, renditet në vendin e 24, me të ardhura prej 86 milion eurosh vitin e kaluar, në këtë degë ka marrë më së shumti para në maj nga qeveria, gjithsej 183.000 euro. Pason Delta Bet, e cila ka marrë 132.000 euro nga qeveria për paga. Një pjesë e strukturës së pronësisë së kësaj bastoreje është pronari i kompanisë serbe Mozart, Dejan Çakjac, i cili në vitin 2016 ishte në listën e personave më të pasur në Ballkanin Perëndimor të shpallur nga Forbes.

Më parë, bastorja Mozart (Delta Bet) në ueb faqen e saj kishte publikuar se ka dhuruar 50.000 euro si kompani me përgjegjësi shoqërore për spitalet e Maqedonisë.

Nga Qeveria ndihmë ka kërkuar edhe klubi për lojëra automatike dhe të fatit Senator gjithsej 131 mijë euro, ndërsa pothuaj 120 mijë euro janë derdhur në llogari të Princes Hotel dhe Casino nga Gjevgjelia. Në renditjen e 100 kompanive më të mëdha në vend, kjo kazino, sipas të ardhurave të fituara vitin e kaluar, është në vendin e 60-të. Para për paga ka kërkuar edhe Makoten, kompania pronare e kazinosë Flamingo në Gjevgjeli, e që kohë më parë e hapën një kazino në Hotelin Marriott në sheshin e Shkupit.

Edhe Spitali klinik Acibadem Sistina ka kërkuar dhe ka marrë ndihmë nga qeveria për pagat e 966 punonjësve në shumë prej 140.000 euro.

Në vendin e dhjetë është kompania Brako, në pronësi të ish Zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike Koço Angjushev. Në llogari të tyre, në bazë të pagave nga shteti më 14 maj, janë transferuar 105 mijë euro. Kompania Pelisterka dhe kombinati bujqësor Pellagonia dhe kompanie e modës Moda SHA, ku kryetar i bordit të drejtorëve është Angel Dimitrov, kanë marrë nga 100 mijë euro.

Top 10 sportistët të cilët kanë kërkuar ndihmë shtetërore

Sipas Agjencisë për Rini dhe Sport, gjithsej 855 sportistë dhe administratorë të klubeve sportive kanë kërkuar ndihmë për pagë minimale nga shteti. Shumica e tyre janë sportistë të rinj. Por mes tyre ka edhe emra të njohur sportiv.

Gjithsej 33 persona nga Akademia Pandev kanë morën pagë prej 13.500 denarë nga shteti. Është klub futbolli sportiv që luan në ligën e parë dhe i cili u themelua nga futbollisti i njohur Goran Pandev, i cili luan në ligën italiane dhe portalet sportive kanë shkruar se muajin e kaluar kishte dhuruar 10 mijë euro në Fondin e shëndetësisë. E njëjta vlen edhe me klubin e hendbollit Golden Art KL-7, pas cilit qëndron hendbollisti i njohur Kire Lazarov. Ata kanë kërkua ndihmë nga shteti për pagat e 17 personave.

Pastaj Stevçe Allushevski, i cili është trajneri i parë i kampionit evropian në hendboll “Vardar”, ka marrë 13.500 denarë pagë nga shteti përmes akademisë së hendbollit Allushevski. Kolegia e tij Indira Kastratoviq, e cila, sipas njoftimit të fundit në portalet sportive, u bë pjesë e strukturës pronësore të klubit të femrave të hendbollit Vardar, muajin e kaluar ka kërkuar ndihmë nga shteti në shumë prej 13.500 denarë. Koleget e saj Anzhela Platon dhe Andrijana Budimir, të cilat kanë qenë anëtare të Kombëtares së Maqedonisë për shumë vite dhe punojnë si trajnere në klubin e hendbollit Vardar, kanë bërë të njëjtën gjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button