Shpërngulja e studentëve nga shtëpitë studentore do të fillojë më 15 qershor

Në seancën e djeshme, Qeveria i miratoi protokollet për shpërngulje të studentëve nga shtëpitë studentore shtetërore, njofton Portalb.mk.

“Procesi do të fillojë më 15.06.2020 dhe do të zbatohet deri në periudhën deri më 03.07.2020, në ditët e punës prej 08:00 deri në 16:00”, informoi kryetari i Qendrës Studentore Shtetërore, Dario Nikollovski.

Shtëpitë studentore janë mbyllur më 11 mars, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona, ndërkaq studentët kanë disa ditë afat që t’i ngrenë gjërat personale të tyre. Edhe pse, ka pasur paralajmërime se shtëpitë studentore do të munden të shfrytëzohen edhe si karantinë shtetëror, megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi.

Për shkak të shpërnguljes së obligueshme, studentët u liruan nga participimi për muajin mars. Kryetari i Qendrës Studentore Shtetërore, nën kompetencat e të cilës janë shtëpitë studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, “Goce Dellçev”, “Nevena Gjorgjieva Dunja” dhe lagjja studentore “Stiv Naumov”, deklaroi se ata studentë të cilët kanë paguar participim për muajin mars do t’u kthehen paratë sapo të rregullohet gjendja në shtëpitë studentore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button