Kryeministri australian: Protesta “Black Lives Matter” e papranueshme

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison sot i cilësoi protestat e vazhdueshme të “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) si “plotësisht të papranueshme” dhe u kërcënua me akuza kundër protestuesve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Morrison tha se heqja e statujave të figurave historike të bardha tregoi se lëvizja është “marrë përsipër shumë më tepër nga axhenda të drejtuara nga politika e majtë”, raportoi ABC News.

Ai iu referua heqjes së shumëpritur të disa statujave të tregtarëve të skllevërve dhe figurave tjera historike raciste në vende përfshirë Britaninë e Madhe, Belgjikën dhe SHBA-të.

“Ne duhet të jemi të sinqertë për historinë tonë. Gjithashtu duhet të respektojmë historinë tonë. Kjo nuk është licencë që njerëzit të dalin mendësh mbi këto gjëra”, tha Morrison, i cili më parë u kërkoi australianëve të qëndrojnë larg protestave.

Sipas kryeministrit australian, protestat antiraciste të shkaktuara nga vrasja e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë, nga një polic i bardhë në SHBA kanë përkeqësuar krizën me COVID-19.

Duke akuzuar protestuesit për “kthimin e përpjekjeve për të hequr kufizimet e koronavirusit”, ai tha se “Sigurisht se çdo veprim i mëtejshëm në këtë front do të ishte absolutisht i papranueshëm”.

Morrison tha se protestuesit që marrin pjesë në tubime për të shkelur urdhrat e shëndetit publik duhet të përballen me padi, pasi autoritetet konfirmuan se një person që ishte në protestë në Melburn javën e kaluar është testuar pozitiv ndaj COVID-19.

“Nuk mund të ketë standarde të dyfishta këtu”, tha Morrison, i cili është përballur me reagime të shumta për një intervistë të fundit në radio në të cilën pretendoi se kurrë nuk ka pasur skllavëri në Australi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button