Austria do t’i hap kufijtë më 16 qershor për shumicën e shteteve evropiane, jo edhe për shtetasit e RMV-së

Austria më 16 qershor do t’i shfuqizojë kontrollet në kufijtë me Italinë, por edhe karantinin e obligueshëm për shtetasit e më shumë se 20 vendeve evropiane, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Shalenberg. Maqedonia e Veriut mbetet në mesin e vendeve, shtetasit e të cilës tani për tani nuk do t’u lejohet hyrje në këtë shtet, njofton Portalb.mk.

“I kemi hapur kufijtë për vendet e Bashkimit Evropian dhe Asociacionit Evropian për Liri dhe Tregti, me përjashtim të Suedisë, Spanjës, Portugalisë dhe Britanisë së Madhe”, tha Shalenberg.

Austria, e cila kufizohet me 8 vende, javën e kaluar i shfuqizoi të gjitha kontrollet për vendet fqinje përveç Italisë. Për rajonin italian Lombardia, i cili më së shumti u godit nga virusi korona, mbetet në fuqi paralajmërimi i pjesshëm për udhëtim.

“Austrian Airlines”, i cili përkohësisht i ndaloi të gjitha fluturimet më 18 mars, njoftoi se sërish do të fillojë me punë nga 15 qershori me kthim gradual të disa linjave.

Më shumë informata zyrtare mund të lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button