Paraqitjen për regjistrim në shkolla të mesme, nxënësit mund ta marrin në ueb-faqen e MASH-it

Nxënësit të cilët javë ne ardhshme do të regjistrohen në shkollat e mesme, bashkë me tërë dokumentacionin e nevojshëm duhet të dorëzojnë edhe paraqitje e cila mund të merret nga ueb-faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, njofton Portalb.mk.

Formulari për paraqitje është në katër gjuhë mësimore, maqedonisht, shqip, turqisht dhe serbisht. Është e nevojshme që çdo nxënës ta shtyp, plotësojë dhe ta dorëzojë deri te shkolla bashkë me dokumentet tjerë.

Regjistrimet në shkollat e mesme për vitin shkollor 2020/2021 do të jenë javën e ardhshme dhe do të zbatohen sipas udhëzimeve nga Protokolli i miratuar nga Qeveria sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, i cili është dërguar deri te të gjitha shkollat.

Paraqitja e parë do të jetë më 16, 17 dhe 18 qershor në periudhën prej orës 07 deri në 19, por edhe më 19 qershor prej 07 deri në 13. Shkollat ku numri i të paraqiturve në vitet e fundit është më i vogël, mund të organizojnë paraqitje të nxënësve vetëm në ditët 16 dhe 17 qershor. Rang-listat me nxënës të regjistruar do të publikohen më 19 qershor pas orës 15:00.

Në shkollat e mesme për art, paraqitja e nxënësve do të realizohet më 16 dhe 17 qershor, ndërkaq në 18 dhe 19 qershor do të organizohet provim kualifikues, sipas protokolleve të miratuara.

Nga MASH theksojnë se çdo shkollë ka obligim që në kuadër të periudhës së konstatuar prej 7 deri në ora 19 për të gjithë tre ditët, gjegjësisht prej 7 deri më 13 më 19 qershor, ta caktojë periudhë kohore të brendshme për pranimin e dokumenteve, të publikojë orar për pranimin e dokumenteve sipas radhitjes alfabetike dhe të njëjtat t’i sigurojë në vend publik në shkollë më së voni deri më 12 qershor 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button