Të enjten do të rinisë La Liga spanjolle

La Liga spanjolle do të rinisë të enjten pas ndërprerjes për afër 3 muaj për shkak të përhapjes së koronavirusit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vijim mbetet një garë e ngushtë për kreun e tabelës pasi Real Madrid është vetëm dy pikë pas Barcelonës, e cila ka grumbulluar 58 pikë.

Të gjitha ndeshjet e ligës, e cila u pezullua më 12 mars, megjithatë do të luhen pa tifozë.

Sevilla radhitet e treta me 47 pikë, kurse Real Betis në pozitën e 12-të me 33 pikë.

Ndërsa Barcelona do të përballet me Mallorca të shtunën si mysafire, klubi mbretëror do të pres Eibar të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button