Itali, është rritur në 34.114 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 34.114, me 71 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Mbrojtjes Civile të Italisë, rastet aktive kanë rënë me 1.162 dhe tani vendi ka 31.710 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 235.763, me 202 të infektuar në 24 orët e kaluara.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 169.939, pasi në 24 orët e fundit 1.293 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Italia gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 263 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 249.

Deri më tani, në Itali janë kryer 4.381.349 teste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button