RMV, U kapën dhjetëra migrantë nga policia, ndërkohë raportohet për plaçkitje të tyre

Ministria e punëve të brendshme raportoi se në orës e mesnatës janë kapur 35 migrantë, ndërsa në mëngjes edhe 3 migrantë tjerë në Strumicë, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja sqaroi se 21 migrantët ishin nga Bangladeshi, 11 ishin nga Pakistani dhe 3 nga Siria; ndërsa 3 të tjerët e kaput në mëngjes janë nga Pakistani.

Policia gjithashtu njoftoi se dje në orët e pasdites, në autostradën afër rajonit të Velesit, dy qytetarë nga Afganistani janë sulmuar fizikisht dhe janë vjedhur nga dy persona.

Sipas dy migrantëve, ata derisa ecnin në autostradën kah Serbia, u ndalën nga një veturë, shoferi i së cilës i ofroi 200 euro për t’i dërguar deri në kufi.

Ata sqarojnë se pasi kanë pranuar ofertën, pas një kohe në rrugë janë ndalur për të marrë një person tjetër. Pas një kohe, gjithmonë sipas tyre, vetura është ndalur, kur edhe janë sulmuar me armë dhe i janë marrë paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button