Mjekja shtatzënë pozitive në Kovid-19 i ka fshehur kontaktet dhe dërgoi në izolim dy spitale gjinekologjike

Mjekja, vjehrri i së cilës ka dalë pozitiv në KOVID-19 ka shkuar për të lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup pa treguar që kishte qenë në kontakt me person të infektuar me koronavirus, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Para se pacientja të pranohej, është bërë anketa epidemiologjike, në të cilin ajo nuk ka treguar se kishte pas kontakt me njerëz pozitivë. Pas anketës, ajo është vendosur në repart, ku pranohen pacientet pa KOVID-19 dhe ka qenë në dhomë me dy shtatzëna tjera.

Punonjësit e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (KGJO), ndërkohë kanë pranuar informacione se shtatzëna kishte një anëtar pozitiv në familjes; prandaj menjëherë kanë kërkuar që ajo të testohet. Mjekja gjatë kësaj ishte vendosur në izolim, për çka ajo është ofenduar, nuk ka pranuar të testohet dhe është larguar nga Klinika dhe ka shkuar për të lindur në një spital privat.

“Kjo është sjellje shumë e papërgjegjshme. Asnjë person mjekësor nuk guxon ta lejojë veten të rrezikojë jetën e punonjësve, pacientëve dhe foshnjave në këtë mënyrë. Të gjithë punonjësit shëndetësorë kishin mbajtur pajisje mbrojtëse, megjithatë dy janë vendosur në izolim shtëpiak. Gjendja e dy shtatzënave që kishin qenë në dhomë me të, po monitorohet gjithashtu”, ka thënë drejtoresha e KGJO, Viktorija Jovanovska.

Mjekja, pasi ishte larguar nga KGJO, e ka lindur foshnjën në një spital privat. Pas lindjes, ajo i ka  zhvilluar simptomat, pastaj është testuar dhe ka dalë pozitive në KOVID-19. Tani ai po trajtohet në Klinikën për sëmundje infektive. Ndërkohë 15 anëtarë të stafit mjekësorë nga spitali privat janë gjithashtu në izolim.

Drejtoresha Jovanovska thotë se ajo duhet të mbajë përgjegjësi penale për këtë rast, sepse është i rrezikuar shëndeti i punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve.

Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror shëndetësor dhe sanitar Irena Sotirova-Buhova thotë se ata janë duke pritur për një njoftim zyrtar nga KGJO, por gjatë ditës do të dalin në terren dhe do të veprojnë për këtë rast.

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 7 pacientë v virusi korona, 125 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 6 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 164, të infektuarve në 3.363, të shëruarve 1.664, ndërkaq për momentin kemi 1.536 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button