Izolimi rëndoi shëndetin e shumë personave

Vendosja e diagnozës përmes telefonit dhe neglizhenca e vetë qytetarëve gjatë izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit ka rënduar gjendjen shëndetësore tek shumë të sëmurë, transmeton ABC.

Mjeku pneumolog në Spitalin Amerikan 3 Adrian Jorgji ndalet veçanërisht tek personat me probleme kronike dhe ata që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

“Kjo ka ndikuar keq për të sëmurët kronikë, ata me sëmundje malinje, si edhe personat me kancer. U lanë pas dorë jo pak probleme të cilat për shkak se nuk u ndoqën që në fillim, morën karakter kronik. Shumë diagnoza u bënë nëpërmjet telefonit, ndërsa sot diskutojmë për gabime të diagnozave kur vizitat i bëjmë live, jo më nëpërmjet telefonit”, u shpreh mjeku pneumolog.

Mos u vetë mjekoni dhe mos e zëvendësoni një vizitë tek specialisti me një konsultë me telefon këshillon mjeku pneumolog, qytetarët.

“Kundrejt pyetjes apo debatit se duke mos shkuar në spital, rrezikohem, dua të theksoj se spitalet trajtojnë infeksionet që në kohën kur lindën. Kjo nuk e ka ndalur botën të vizitohen tek doktorët. Kostoja e të mos shkuarit në spital duke marrë terapi nëpërmjet telefonit dhe të kontrollohesh nga mjeku, ka një përfitim shumë të madh”, sqaroi ai.

Me rihapjen e sistemit shëndetësor mjekët tregojnë se po përballen me fluks të shtuar pacientësh dhe me të sëmurë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button