7 rregullat e arta për një gjumë të mirë dhe të qetë

Nëse keni probleme me gjumin ose vuani nga pagjumësia, duhet të kuptoni se ka disa gjëra që ndikojnë. Me siguri disa prej tyre i dini, por do të bënit mirë që t’i fiksonit dhe të mundoheshit t’i shmangnit, transmeton Class.

Këto janë 7 gjërat që duhet të keni parasysh për një gjumë të mirë dhe të qetë. Mbani shënime!

– Të shkosh të flesh çdo natë në të njëjtën orë për të evituar shqetësimet.

– Të mos flesh gjatë ditës, sidomos pasdite vonë.

– Thuaj jo përdorimit të smartphone-ëve apo tabletëve në mbrëmje.

– Ta mbash temperaturën optimale të trupit me aktivitet fizik ose me një dush të ngrohtë (pa e ekzagjeruar me gradën).

– Jo kafe në darkë, por e mira do të ishte që ta shmangie edhe pasdite.

– Mos ha rëndë në darkë.

– Thuaj jo alkoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button