Gjysmë vjetori filloi, Neziri hesht për paralelen e Lisiçes

Zëvendës ministri për arsim dhe shkencë, Safet Neziri, sipas Kryetarit të këshillit të prindërve të Shkollës Fillore ‘Goce Dellçev’ në Lisiçe të Shkupit, Nuredin Bekteshi, ka refuzuar të realizojë takim me ta.

Prindërit janë optimist se sot do të arrijnë të hyjnë në kontakt me Nezirin dhe se ai do të gjej kohë për ti pranuar në takim.

‘Nuk ka asgjë të re. Dje u mblodhëm si Këshill i prindërve, kërkuam takim së pari me drejtorin e shkollës pastaj me zëvendës ministrin, që të dy ishin të zënë dhe nuk gjetën kohë për ne. Na thanë të paraqitemi të martën në mëngjes, këtë do ta bëjmë gjatë ditës, dhe shpresojmë se do të takohemi këto ditë. Çfarëdo që të ndodh, do ju informojmë me kohë juve gazetarëve’ theksoi Bekteshi.

Por, edhe pse u orvatëm, nuk arritëm të marrim përgjigje nga Safet Neziri. Ai pat premtuar se problem do të marr fund në gjysmë vjetorin e dytë, ndërsa nuk deshi të prononcohet për këtë problematikë, duke na thënë se është i zënë dhe se do të na paraqitet më vonë!

Problemi i paraleleve shqipe të kësaj lagje shpërtheu në fillim të këtij viti shkollor kur kreu i Komunës Aerodrom kishte vendosur që tre paralelet shqiptare edhe atë klasa e parë, e dytë dhe e tretë të bashkohen në një paralele me 32 nxënës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button