Bisedë ndërmjet kryeministrit Spasovski dhe kryeministrit kanadez Trudo

Oliver Spasovski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi bisedë telefonike me homologun kanadez, Justin Trudeau diskutoi për pandeminë Covid-19, duke vlerësuar se për këtë pandemi duhet përgjigje globale, transmeton Portalb.mk.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që Kovid-19 është një sfidë globale, dhe është e nevojshme një përgjigje globale, deri te cila duhet te vihet me bashkëpunimin të afërm përmes bashkëpunimit të institucioneve shumëpalëshe”, raportojnë nga Qeveria e RMV-së.

Spasovski e falënderoi shtetin Kanadez për kontributin e tyre ne menaxhimin e pandemisë në nivel global, dhe për ndihmën që ka pranuar RMV-ja nga Kanada në këtë sfidë.

“Kryeministri i Qeverisë së RMV-së e theksoi partneritetin dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të vazhdueshëm me Kanadën, dhe theksoi se me anëtarësimin dhe aleancën në NATO janë hapur mundësi shtesë për bashkëpunim, për të cilin ekziston interes nga të dy anët”, deklarojnë nga Qeveria.

Kryeministri kanadez theksoi se vendi i tij është krenar që ka kontribuar në rrugëtimin drejt integrimit të RMV-së në NATO. Sipas qeverisë së RMV-së, Kanada do të vazhdojë të përkrah përpjekjet e RMV-për integrim në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button