Van Persie: Bëra mirë që u largova nga Arsenali

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie, beson se ka marrë vendim të drejtë për karrierën e tij kur e braktisi Arsenalin për Djajtë e Kuq.

“Arsenali është një klub i shkëlqyer dhe gjithmonë jam ndier mirë, mirëpo pas tetë vitesh kupton se ke nevojë për një sfidë të re. E gjeta atë sfidë te Manchester Unitedi. Ndjej sikur jam i rrethuar nga kampionët”.

“Mendoj se kjo është koha e duhur për të qenë këtu. Nuk do të kishte qenë më mirë po të vija më herët. Gjithçka ka ndodhur kështu për një arsye”, ka deklaruar holandezi për Sky Sports.

Golashënuesi më i mirë i Ligës Premier deri tani këtë edicion, kaloi në Old Trafford gjatë verës për 30.5 milionë euro, pasi kishte bartur fanellën e Topçinjve për tetë vite./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button