Kundërspin: Ahmeti me manipulim të ri në fushatën për votat shqiptare

BDI do të duhet të fitojë përafërsisht të njëjtin numër votash si VMRO-DPMNE ose LSDM, në mënyrë që të marrë mandatin e kryeministrit, Ahmeti e di se kjo është e pamundur për momentin. Por, votuesit e BDI-së (ose shumica e tyre) ndoshta nuk e dinë këtë dhe kjo tingëllon bukur për fushatë zgjedhore, shkruan Vërtetëmatësi.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në festimin e 18 vjetorit të themelimit të partisë së tij, njoftoi qëllimin e tij të radhës: Republika e Maqedonisë të ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Deklaratë në të cilën mund të vërehet një shtrembërim i së vërtetës, gjegjësisht spin.

SPIN: Ne kemi menaxhuar si shqiptarë dhe qytetarë të këtij vendi me Parlamentin, Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshme, Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese, por tani ka ardhur koha për diçka më të madhe për të gjithë ne. Le ta përcaktojmë së bashku qëllimin tonë tjetër, në zgjedhjet e ardhshme të zgjedhim një personalitet të vlerësuar i cili është i vërtetuar dhe i pranueshëm, të cilin do të zgjedhim së bashku për Kryeministrin e parë shqiptar, tha Ahmeti.

[Burim:  ТV 21 ; data: 05.06. 2020]

КUNDËRSPIN: Është plotësisht e legjitimi që lideri i partisë më të madhe shqiptare në vend të dëshirojë të emërojë Kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht që ai të jetë nga radhët e partisë së tij, ose ai personalisht. Në fakt, Maqedonia e Veriut është konstituuar si një shoqëri multinacionale, në të cilën të gjitha partitë politike kanë të drejtë legjitime të marrin pjesë në betejën zgjedhore, dhe kështu të hyjnë në “valle” për postin e Kryeministrit. Sidoqoftë, nëse ky pozicion shtetëror i dëshiruar do të arrihet në fund, varet nga matematika zgjedhore që rezulton nga votat e fituara në zgjedhje, pra, varet kush do të jetë fituesi në garën zgjedhore.

Numri i votave të fituara nga BDI në ciklet e mëparshme zgjedhore nuk duhet të nënvlerësohet. Në fakt, që nga formimi i BDI-së, nuk ka pasur zgjedhje në të cilat nuk ka fituar në bllokun politik shqiptar. Sidoqoftë, sipas normave ligjore, mandati për të formuar një qeveri nga presidenti i shtetit i jepet partisë që fiton më shumë vota në zgjedhje. Dhe, siç dihet, kjo garë është midis dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE, të cilat marrin më shumë vota nga elektorati në Republikën e Maqedonisë, dhe kështu përcaktojnë kryeministrin e ardhshëm.

Ky informacion, si dhe sistemi zgjedhor dhe të gjithë procedurat për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë, padyshim që janë të njohura për Ahmetin. Kjo është arsyeja pse në deklaratën e tij ne vërejmë spin, qëllimi i të cilit është populizmi dhe lajkatimi i elektoratit shqiptar për zgjedhjet e ardhshme. Do të thotë, një manipulim politik për të fituar një tjetër fitore zgjedhore në bllokun shqiptar.

Sa i përket kërkesës së BDI-së – kryeministri i ardhshëm shqiptar, pati reagime nga opozita shqiptare. Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami , përndryshe partner parazgjedhor i LSDM-së, e quajti këtë deklaratë të Ahmetit një ide populiste për pikë politike. Ai thaQë shqiptarët në të ardhmen edhe mund të kenë kryeministër në Maqedoninë e Veriut kjo nuk diskutohet, por ky me siguri nuk do të jetë nga rradhët e BDI-së derisa ata nuk po luftojnë krimin dhe korrupsionin brenda tyre.

 Një reagim të ngjashëm kishte edhe nga Aleanca e Shqiptarëve, reagimi i të cilëve thoshte se nëse ” BDI do të përmbushte detyrimin e saj ndaj qytetarëve të të gjitha premtimet e dhëna, nëse ajo ishte e sigurt për idenë e qeverisjes së një shqiptari, jo qeverisje me konsensus, do të mbështeste një kandidat shqiptar në zgjedhjet presidenciale”.Por sipas Aleancës, BDI ka zgjedhur një president konsensual sepse një mbështetje e tillë ishte një lojë politike në këmbim të interesave partiake , me qëllim, siç thonë ata, për të marrë edhe disa komuna më shumë në zgjedhjet lokale që e dinte se i kishte humbur.

Reagimet e partive politike shqiptare tregojnë se ata nuk e përjashtojnë mundësinë që një kryeministër i ardhshëm të jetë shqiptar, por jo në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ata e konsiderojnë deklaratën e Ali Ahmetit si ekskluzivisht populiste dhe në funskion të zgjedhjeve të ardhshme. Në kampusin politik maqedonas, siç pritej, kërkesa e Ahmetit ishte refuzuar si nga LSDM-ja, ashtu edhe nga VMRO-DPMNE.

Këashtu, kreu i BDI-së mbetet i vetmuar dhe pa një partner politik në këtë aventurë të tij, por në të njëjtën kohë, ai vetë është i vetëdijshëm se partia e tij nuk mund të fitojë vota në zgjedhje për të marrë mandatin. Por. këtë me siguri nuk e dijnë votuesit e BDI-së (ose shumica e tyre) dhe tingëllon bukur për fushatë zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button