KE kërkoi hapjen e kufijve të jashtëm nga 1 korriku

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell bëri të ditur se Komisioni Evropian do të informojë rreth hapjes “graduale dhe të pjesshme” të kufijve të jashtëm duke filluar nga 1 korriku, raporton Anadolu Agency (AA). 

Borrell, pas takimit javor të anëtarëve të KE-së deklaroi se kufijtë e brendshëm të BE-së të cilët janë mbyllur për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) planifikohen të hapen në qershor, duke shtuar se kufijtë e jashtëm do të hapen në fazën e dytë.

Ai theksoi se brenda kësaj jave KE-ja do të dalë me vlerësimin rreth “hapjes graduale dhe të pjesshme” të kufijve të jashtëm duke filluar nga 1 korriku.

Muajin e kaluar KE-ja kërkoi që ndalesa për udhëtim në vendet e treta në drejtim të zonës Schengen të zgjatet deri më 15 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button