Shqipëri, janë regjistruar edhe 42 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 42 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), dita me numrin më të lartë të rasteve të reja sipas institucioneve shëndetësore, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 1.341, transmeton Anadolu Agency(AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke iu referuar të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime dhe rastet pozitive përfshirë edhe personel shëndetësor janë konfirmuar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Krujë, Lushnje, Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga COVID-19, duke e rritur në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë aktualisht 327 persona janë aktivë koronavirusin.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 19.271 testime dhe 34 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ndërkohë, lidhur me situatën e fundit, në një reagim në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se pas hapjes fillimisht graduale, dhe më pas tërësore Shqipëria ka ende transmetime komunitare të infeksionit.

“Sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe puna në terren nuk është ndalur për asnjë çast, për zbulimin e çdo rasti dhe kontakti, për të këputur zinxhirin e infeksionit”, ka shkruar Manastirliu.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa në vend vazhdon zbatimi i lehtësimit të disa masave që u vendosën në gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button