COVID-19: Peru gati tejkaloi Italinë dhe Spanjën për sa i përket numrit të të infektuarve

Rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në Peru kanë tejkaluar shifrën 200 mijë, duke u renditur pas Brazilit në Amerikën Jugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas autoriteteve shëndetësore së vendit, Peru raportoi 167 vdekje të reja nga COVID-19, duke e çuar në 5.738 numrin e përgjithshëm të vdekjeve, ndërkohë me 4.040 raste të reja të zbuluara numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 203.736.

Vendi raportoi rastin e parë COVID-19 më 6 mars, ndërsa vdekjen e parë më 20 mars.

Italia deri më tani ka regjistruar 235.500 raste të zbuluara me koronavirus, ndërsa Spanja afër 242 mijë.

Brazili vazhdon të jetë epiqendra e pandemisë në Amerikën Jugore, me rreth 710 mijë raste dhe mbi 37 mijë vdekje.

Brazili, Meksika, Peru dhe Kili janë vendet më të prekura nga koronavirusi në rajon me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve.

Gjatë fundjavës, secila prej këtyre vendeve raportoi numra rekord në një kohë kur pandemia po ngadalësohet kudo tjetër në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button