ShBA, afro-amerikani George Floyd që humbi jetën nga dhuna policore është varrosur në Houston

Afro-amerikani George Floyd që humbi jetën si pasojë e dhunës policore në SHBA është varrosur në Houston të Texasit, pas tre ceremonive mortore të organizuara në tre rajone të ndryshme të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë së mbajtur për familjarët për herë të fundit në kishën North Fountain of Praise në Houston, Floyd u varros në varrezat Memorial Gardens, ku ndodhet edhe varri i nënës së tij Larcenia Floyd.

Për Floyd i cili u bë simbol i reagimeve kundër dhunës policore në SHBA, u mbajtën tre ceremoni mortore ku e para u zhvillua të enjten në Minneapolis ku ai u vra, e dyta u organizua të shtunën në vendlindjen e tij në North Carolina dhe e treta në vendbanimin e tij në Houston. Në të tre ceremonitë e mbajtura mijëra afro-amerikanë vizituan dhe mbajtën qëndrime nderi për Floyd.

Kandidati demokrat për president Joe Biden i shprehu familjes së Floyd ngushëllimet duke i dërguar në ceremoninë mortore një video të regjistruar.

Në mesazhin e tij ku theksi vihet mbi drejtësinë dhe barazinë, Biden është shprehur “Kur drejtësia për George Floyd të bëhet e vërtetë, atëherë ne me të vërtetë do të jemi në rrugën drejt drejtësisë racore në Amerikë”.

Edhe kryetari i bashkisë Houston, Sylvester Turner, në një fjalim në ceremoninë për George Floyd njoftoi se do të nënshkruajë një urdhër i cili heq kompetencën policisë së qytetit që të shtrëngojë qafën gjatë arrestimit.

Turnet theksoi gjithashtu se do të vendosin në zbatim edhe një rregull i cili pas kësaj e bën të detyrueshme që policia të paralajmërojë përpara se të hapë zjarr.

George Floyd, afro-amerikani 46-vjeç u arrestua nga policia më 25 maj në Minneapolis nën dyshimin për mashtrim. Ai humbi jetën pasi një polic i vendosi për disa minuta gjurin mbi qafën e tij. Vdekja e Floyd ndezi sërish debatin mbi racizmin dhe dhunën policore në vend kundër personave me ngjyrë.

Në ngjarjet që filluan në Minneapolis dhe u përhapën në mbarë vendin dhe në protestat që vazhdojnë prej rreth 2 javësh kërkohen reforma për policinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button