Fauci: Kriza me koronavirus nuk ka përfunduar ende

Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci ka thënë se pandemia me koronavirus nuk “ka përfunduar ende”, derisa të njëjtën e ka përshkruar si “ankthin më të keq”.

“Në një periudhë prej katër muajsh ka shkatërruar gjithë botën”, ka thënë ai në një konferenë.

“Miliona e miliona njerëz janë infektuar në gjithë botën. Kjo konsiderohet të ketë ndodhur në periudhë shumë të shkurtër”.

Eksperti i Shtëpisë së Bardhë për koronavirus, i ka bërë këto komente në një konferencë të organizuar nga Organizata për Bioteknologji Inovative, shkruan REL.

Mirëpo pavarësisht pse ka pranuar se është befasuar nga shpejtësia e përhapjes së virusit, ai ka thënë se është i bindur që vaksina do të gjendet.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoriteet amerikane kanë regjistuar mbi 1.9 milion persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre, mbi 100,000 pacientë kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button