fbpx

(FOTO) Tetovë, punimet e filluara presin kohë më të mira

Punimet për parkingjet e qytetit të Tetovës, për unazën në qendër si dhe parkun në të edhe pse kanë filluar para ca muajve, ende asnjërës si duket fundi.

Dy prej parkingjeve që janë paraparë që të jenë me pagesë akoma nuk kanë përfunduar në tersi. Ata janë në afërsi bulevardit kryesor të qytetit, njëri parapa restorant Tivolit  dhe njëri diku në mes të godinës së komunës së Tetovës dhe bulevardit Iliria.

Nga komuna e Tetovës thonë se punët të cilët kanë filluar, janë ndërprerë  për shkak  të kushteve të këqija klimaterike.

“Ne nuk mund të parashohim se kur do të rregullohen kushtet klimaterike por sa ata të rregullohen menjëherë  kompanitë të cilët edhe i kanë fituar tenderët  do të fillojnë me përfundimin e tyre” thonë nga zyra për informim nga komuna e Tetovës. 

Si duket edhe këto punë të cilat kanë filluar në vjeshtë  është duke i gjetur fati i rrugës Dervish Cara e cila filloi të ndërtohet në nëntor të vitit 2011 dhe përfundoi së ndërtuari në korrik të vitit 2012.  /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button