Emërohet Prokurori publik i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite në kudër të vazhdimit të seancës së 52-të emëroi Marko Zvërlevski për Prokuror publik të Republikës së Maqedonisë.

Për propozimin votuan 58 deputetë, të përmbajtur dhe kundër nuk kishte.

Marko Zvërlevski deri më tani ishte njeriu i parë i prokurorisë së Shkupit, ndërsa postin e prokurorit publik do ta ushtrojë gjatë gjashtë viteve të ardhshme. 

Në këtë post Zvërlevski  vjen me propozim të Qeverisë, e cila po ashtu për të mori mendim pozitiv edhe nga Këshilli i prokurorëve publik.

Në debatin për propozimin për emërimin e tij, Orhan Ibrahimi nga PDSH tha se shqiptarët nga BDI-ja kanë pritur që në pozitat kyçe në vend të emërohen pjestarë shqiptarë, porse kjo deri tani nuk ka ndodhur. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button