Për një muaj, 5,783 persona në izolim dhe 2,216 në vetë-izolim (Infografik)

Vala e dytë e virusit të koronës është duke u zhvilluar, numri i të infektuarve serish po rritet e bashkë me ta edhe numri i personave që shkojnë në izolim dhe vet-izolim. Brenda një muaji, nga 8 maji deri më 9 qershor, Ministria e Brendshme ka regjistruar 5.783 persona të cilëve u janë lëshuar vendime për izolim, ndërsa 2.216 kanë nënshkruar deklarata për vetë-izolim, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Numri i tyre fillon të rritet në 29 maj dhe që nga ajo ditë, tendenca e numrave tre shifrorë në baza ditore për njerëzit që shkojnë në izolim dhe vetë-izolim ka qenë në rritje.

Nga 4 deri në 8 qershor, kur u vendos të aplikohet ora policore për shkak të festës fetare Përshpirtja, në lidhje me këto masa, 2.083 persona ishin regjistruar në izolim dhe 659 në vetë-izolim. Gjatë fundjavës së karantinës, janë bërë 609 shkelje të orës policore, ndërsa janë regjistruar 1.776 persona të cilët nuk kanë pasur mbrojtje personale.

Brenda një muaji, Ministria e Brendshme ka regjistruar 40 persona të cilët nuk e kanë respektuar masën. Gjatë inspektimit, policët nuk i kanë gjet personat në adresat, të cilët ata i kishin raportuar si vend ku ata do të qëndrojnë gjatë izolimit dhe vetë-izolimit.

Në periudhën maj-qershor, Prokuroria themelore Publike në Ohër paraqiti një propozim për gjobë prej 2,000 euro për një 45-vjeçare nga Ohri, e cila nuk ka vepruar sipas vendimit të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror. Vetëm dy ditë më vonë, më 17 maj, gjatë një kontrolli nga autoritetet, e pandehura nuk ishte gjet në shtëpi.

Gjobë prej 2,000 euro është propozuar edhe për një burrë nga Radovishi i cili gjithashtu nuk e ka respektuar masën e izolimit. Në kundërshtim me vendimin, pasi më 30 mars ishte vendosur në izolim të shtëpisë, ai vullnetarisht e ka lëshuar shtëpinë e tij në 4 Prill dhe shkoi në një festë për një shtëpi të ndërtuar rishtas e pastaj ka vazhduar të lëvizë nëpër rrugët e qytetit. Rreth orës 12, ai kishte marrë një dërgesë nga një pikë për dërgesa të shpejta, pas çka është kthyer në shtëpi. Më 5 Prill, Qendra ISHP Qendra për shëndet publik-Shtip ka qenë i informoi se ai nga laboratori ka qenë i konfirmuar si rast pozitiv për Kovid-19.

Gjobën më të lartë prej 10,000 eurosh për mos respektim të masës për izolim dhe vetë-izolim e ka kërkuar Prokuroria themelore publike në Shkup për ish drejtoren e Klinikës për sëmundje të lëkurës. Ajo është akuzuar për vepër penale – transmetim të sëmundjes ngjitëse, pasi pas kthimit në vend nga Itali nuk i ka respektuar masat dhe konkluzionet e qeverisë, përkatësisht pas kthimit nga një vend me rrezik të lartë me një numër të shtuar të personave pozitivë me Kovid -19, ajo nuk ka qëndruar në izolim 14-ditor shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button