Ritet numri i të infektuarve me gripin e derrave

Gripi i tipit A H1N1 i njohur si grip i derrave po përhapet nëpër Maqedoni. Dy raste të reja të këtij virusi janë konfirmuar në Kumanovë me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13 persona në gjithë vendin, transmeton Alsat-M.

Tek tre persona tjerë është konfirmuar prania e virusit tjetër A H3N2, ndërsa tek dy pacientë të tjerë nuk mund të përcaktohet lloji igripit për shkak se paraprakisht kanë përdorur terapi. Në Klinikën infektive në Shkup në këtë moment gjenden 11 pacientë me këtë sëmundje prej të cilëve dy gjenden në departamentin për shërim intensiv.

Njëri prej tyre, një pacient 38-vjeçar, gjendet në gjendje më serioze shëndetësore, të tjerët janë nga të gjitha grup-moshat, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë me sëmundje të mëparshme kronike.

Në Klinikën për fëmijë në këtë moment është hospitalizuar 1 fëmijë, i cili është në gjendje të mirë të përgjithshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button